×
  • Lajme
  • Lajme

    Amerika e tregon veten sërish: Kritikon ashpër serbët që mohojnë krimet në Kosovë

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 16:15

    Mohimi i krimeve të Serbisë në Kosovë dhe përdorimi i gjuhës së ashpër të zyrtarëve serbë si dhe përfaqësuesve të serbëve të Kosovës, ka sjellur reagimin e Ambasadës së SHBA-së.


    Ata e kanë cilësuar mohimin e mizorive si ofendim për viktimat dhe traumatizim i familjeve, shkruan Reporteri.net.

    ”Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik”, thuhët në komunikatën e Ambasadës së Amerikës.

    Ndër të tjera, ata i bëjnë thirrje udhëheqësve të të gjitha bashkësive që të ndalin retorikës që ndez problem, duke shtuar se të përkushtuarit ndaj të vërtetës për kohën e luftës ndihmon për një të ardhme paqësore.

    “Ne poashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thonë tutje amerikanët.

    Ky reagim i aleatit të shqiptarëve vije pas mohimit të krimeve serbe në Kosovë nga ish-ministri serb, Ivan Teodosijevic si dhe aprovimi i kësaj deklarate nga presidenti serb, Aleksandar Vucic.

    Teodosijevic u shkarkua para disa ditës pas deklaratës së rëndë, ku e mohonte masakrën e Reçakut dhe ku i quante shqiptarët “gjakpirës”./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!