×
  • Lajme
  • Lajme / LAJMI I FUNDIT

    Arrestimi i avokatit Besnik Berisha dhe tre të tjerëve, Prokuroria jep detajet

    Reporteri
    13 Korrik 2023 | 10:45

    Prokuroria Themelore në Ferizaj ka dhënë detaje për arrestimin e avokatit Besnik Berisha dhe të tre personave të tjera  nën dyshimet për tri vepra penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, dhe “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare“, si dhe “Ushtrimi i ndikimit” .

    Në njoftimin e lëshuar sot nga Prokuroria bëhet e ditur se arrestimi i tyre është bërë pas një aksioni të sotëm ku janë bastisur edhe shtëpitë e të dyshuarve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj për lëshimin e urdhëresës për kontroll dhe sekuestrim të përkohshëm të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse, sot, ka realizuar një aksion ku, me ç’rast gjatë këtij aksioni, janë kontrolluar dhe bastisur shtëpitë dhe lokalet përcjellëse të gjashtë (6) personave të pandehur dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar katër (4) të dyshuar me inicialet N.Xh., B.B., I.S., dhe R.C., për shkak të dyshimit të veprave penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” nga neni 380 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, “Pengimi i të provuarit apo procedurës zyrtare “ nga neni 386 paragrafi 1, nën paragrafi 1.5 të KPRK-së dhe “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 424 paragrafi 1 të KPRK-së.

    Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të i’u informoj në vazhdimësi lidhur me këtë aksion”, bëhet e ditur në njoftim. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!