Një 21-vjeçar është arrestuar në Ferizaj pasi dyshohet se ka publikuar në rrjete sociale një video në të cilën shfaqej me armë zjarri.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, njësia e hetimeve e Stacionit Policor në Ferizaj ka pranuar më 21 shtator informacion lidhur me videon e publikuar.

Pas veprimeve hetimore në terren, policia ka identifikuar të dyshuarin me inicialet SH.M., 21 vjeç.

Reklamë

Gjatë veprimeve policore, nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me gaz.

Me vendim të prokurorit të shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të hetohet në procedurë të rregullt.