×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet 69 vjeçari që kërcënoi punonjësin e burgut të Dubravës

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 12:07

    Policia e Istogut më 8 mars kishte pranuar informacione lidhur me një rast kërcënimi. Një 69 vjeçar raportohet se i kishte dërguar mesazhe kërcënuese një punonjësi në burgun e Dubravës.


    Ndërkaq dje, hetuesit policorë kanë arrestuar 69 vjeçarin. Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është ndaluar për 48 orë.

    “Drejtoria Rajonale e Policisë së Kosovës në Pejë, konkretisht Njësiti Rajonal i Hetimeve, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore për të hetuar dhe për të zbardhur rrethanat lidhur me rastin e kanosjes, si dhe ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar F. S. i lindur me 1959 m/k/sh”, thuhet në komunikatën e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Pejës.

    Me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, dje Policia ka kryer një kontroll në shtëpinë e 69 vjeçarit në Istog.

    Gjatë bastisjes, Policia ka gjetur një armë të tipit Zastava, një karikator dhe telefonin e të dyshuarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!