Një person është arrestuar për krime lufte në Zubin Potok.
Në kuadër të hetimeve që janë duke u zhvilluar lidhur me rastin për krime lufte në Zubin Potok, të enjten, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), hetuesit nga Drejtoria për hetimin e Krimeve të Luftës kanë arrestuar një person të dyshuar.
“R.K. është arrestuar nën dyshimn për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”, dhe është ndaluar për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.
Brenda afatit ligjor të përcaktuar me Kodin e Procedurës Penale, PSRK- ja do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa, në koordinim me hetuesit policorë, do të vazhdojë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.
“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës riafirmojnë angazhimin në hetimin dhe ndjekjen penale të të gjithë kryerësve të mundëshëm të krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë”./Reporteri.net/