×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Pejë

    Reporteri
    15 Prill 2019 | 14:09

    Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit ka arrestuar një person me inicialet D.B., pasi është iniciuar rasti i veprës penale ‘Detyrim’.


    Policia këtë e ka bërë të ditur përmes një komunikate, ku thuhet se D.B kishte kërkuar shumë të konsiderueshme të hollash një personi kinse djali i tij i detyrohet të dyshuarit (D.B.) dhe nëse nuk ia japë shumën e caktuar, do t’i dëmtojë pronën-shtëpinë e viktimës, shkruan Reporteri.net

    Të gjitha veprimet policore janë koordinuar me prokurorin e shtetit – Prokuroria themelore në Pejë, dhe më urdhër të tij i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë, për të vazhduar me proçedura të mëtejme ligjore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!