×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person në Prishtinë, prodhonte çertifikata të veteranëve

    Reporteri
    14 Mars 2019 | 16:45

    Policia e Kosovës, ka arrestuar sot në Prishtinë një person të dyshuar për ‘falsifikim të dokumenteve’ dhe ‘mashtrim’.

    I dyshuari me inicialet S.SH, sipas policisë, konkretisht Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHEK),thuhet të këtë rregulluar certifikata dhe vërtetime të falsifikuara të veteranëve të UÇK-së, shërbime për të cilat dyshohet se ka përvetësuar para.

    Nga Policia janë siguruar prova materiale certifikata dhe vërtetime të dyshuara për falsifikim, dokumente këto me të cilat dyshohet të jenë pajisur tre persona.

    Përveç këtyre, i njëjti person dyshohet të ketë pajisur me vërtetime të veteranëve të UÇK-së edhe persona të tjerë, për të cilët PK-ja, është duke kryer hetimet.

    “Në lidhje me rastin dyshohet të ketë të përfshirë edhe persona të tjerë, për çka ne jemi duke vazhduar hetimet”, thuhet në komunikatën për media të Policisë, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq, i dyshuari për rastin pas intervistimit  me urdhër të prokurorit kompetent është dërguar në qendër të mbajtjes për 48 orë.

    Ndryshe, sot para gjykatës kanë dalur 10 të akuzuar pikërisht për mashtrim me lista të veteranëve, debat ky që po zhvillohet për muaj të tërë në Kosovë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!