×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Detaje

    Arrestohet personi që kanosi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti

    Reporteri
    03 Shtator 2026 | 9:30

    Një person është arrestuar nën dyshimin për kanosjen e kryeministrit në detyrë dhe të zyrtarëve policorë.

    Siç ka njoftuar policia në raportin 24-orësh, aksioni për arrestimin u zhvillua në koordinim me Prokurorinë Speciale. I dyshuari e ka kanosur kryeministrin në detyrë Albin Kurti nëpërmjet rrjeteve sociale.

    I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti është iniciuar si “kanosje” dhe “dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë”.

    “KANOSJE & DHUNË NDAJ PËRFAQËSUESVE TË LARTË TË RKS-së. Prishtinë 02.09.2026. Njësitet policore në koordinim me PSRK-në, pasi kanë identifikuar dhe lokalizuar vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, të njëjtin e kanë arrestuar për shkak se përmes rrjetit social ka kanosur kryeministrin. Po ashtu i dyshuari, para se të arrestohet, ka kanosur edhe zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim të Policisë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!