×
  • Lajme
  • Lajme

    Bedri Hamza flet për kandidaturën e tij për kryetar të PDK-së në Mitrovicë

    Reporteri
    18 Prill 2019 | 20:48

    Ministri i Financave, Bedri Hamza ka paraqitur kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), dega në Mitrovicë.


    Hamza kandidaturën e tij e paraqiti sot në mbledhjen e kryesisë cila u mbajt në selinë e PDK-së, dega Mitrovicë. Këtë e ka konfirmuar vet Hamza për Reporteri.net.

    “E saktë, do të jem njëri nga kandidatët për kryetar të Degës së PDK-së në Mitrovicë. Pres të ketë dhe kundërkandidat. Gara është e hapur, ai që e fiton përkrahjen do jetë kryetar i degës”, ka deklaruar Hamza për Reporteri.net.

    I pyetur si ka ecur deri tani procesi zgjedhor i partisë në komunën e Mitrovicës, ai ka thënë se nuk është paraqitur asnjë problem.

    “Deri tash asnjë problem. Procesi zgjedhor është zhvilluar në mënyrë demokratike”, ka deklaruar Hamza. /Reporteri.net/.

    Zyrtare: Bedri Hamza kandidat për kryetar të PDK-së në Mitrovicë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!