×
  • Lajme
  • Lajme

    Beteja e Koshares, Fisnik Ismaili tregon si përgjimet e tij ndikuan që serbët të pësonin humbje njerëzore

    Reporteri
    24 Prill 2019 | 22:10

    Ish-luftëtari i UÇK-së, Fisnik Ismaili, tani deputet i Partisë Socialdemokrate ka rrëfyer detaje interesante nga frontet e luftës në Koshare.


    Ismaili tregon se një moment shumë me rëndësi në Betejën e Koshares ka qenë kur kanë arritur ta rikuperojnë një “centrallë përgjimesh” të serbëve e kapur në kazermën e Koshares.

    “Pas instalimit të antenës me katër metra ne po dëgjonim bisedat e serbëve në 15 kilometër distancë. Ata kishin të koduar frekuencat dhe s’mund t’i ndryshonin. Një komandant thoshte ‘hajde peshkir’ e patëm kuptuar se ata dilnin në kanalin e dytë. Dhe unë kur dëgjoja ‘hajde peshkir’ e ndërroja kanalin në dy dhe dëgjoja bisedat e tyre më lirshëm. Pra ne u mësuam kodet atyre”, tha ai, përcjell Telegrafi.

    Ish-luftëtari i UÇK-së thotë se ka pasur mundësi që mund të kenë pasur edhe pajisje tjera, por një pjesë të madhe të bisedave i kanë dëgjuar.

    “E di një rast kur serbët kanë shkelë në mina që vet i kanë vendosur. Në ora tre të mëngjesit ishte plagosur njëri dhe i kishte kapur paniku. U bo shumë e madhe se po të humbnin ata njerëz do të ishte shumë e madhe pasi ata kishin hartat. U bë një kaos i madh në kampin e tyre. Unë mora vesh ku është kaosi dhe ju tregova të gjithëve, që më pas i gjuajtëm dhe i çuam në ajër”, ka treguar Ismaili.

    Ai ka treguar edhe si e detyruan të jap intervistë për mediat angleze.  

    “Unë jam urdhëruar të jap intervistën. Milaim Zeka nuk më ka bërë nder që më ka çitë në gazetën e Anglisë”, ka pohuar Ismaili.

    Fisnik Ismaili tregon si në Koshare e urdhëruan të jap intervistë për mediat angleze

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!