×
  • Lajme
  • Lajme

    Blerand Stavileci, nënkryetar i parë i Prishtinës

    Reporteri
    05 Janar 2022 | 12:40

    Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës pritet që të bashkëpunojnë në Komunën e Prishtinës dhe pozitën e dytë më të rëndësishme, atë të nënkryetarit, do ta marrë Blerand Stavileci i PDK-së.

    Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës, parashihet të jetë nënkryetari i parë i Komunës së Prishtinës, mëson Gazeta Online Reporteri.net.

    Nënkryetar i dytë i Prishtinës, mbetet Alban Zogaj nga Lidhja Demokratike.

    Burimet e Gazetës Online Reporteri.net bëjnë të ditur se po ashtu, PDK-ja do t’i marrë 5 ndërmarrje publike dhe 4 drejtori.

    Sot, Kuvendi Komunal i Prishtinës zgjodhi Fehmi Kupinën si kryesues të Asamblesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!