Presidenti rusa, Vladimir Putin pati një moment të sikletshëm kur një vajzë 11-vjeçare e përballi publikisht në lidhje me praktikat brenda ushtrisë ruse, duke pyetur se pse xhaxhai i saj i plagosur u dërgua përsëri në front pa trajtimin e duhur. Fati tragjik i Kirës së vogël, e cila kishte humbur babanë e saj në luftë vitin e kaluar, preku publikun pasi ajo iu afrua me guxim presidentit rus gjatë një eventi në Sheshin e Kuq të Moskës.

“Ata nuk e trajtojnë, e dërgojnë në betejë”

I rrethuar nga udhëheqës fetarë, Putini e dëgjoi lutjen e saj.

Reklamë

“Xhaxhai im është në front tani”, tha ajo. “Nuk po e trajtojnë fare dhe tani po e kthejnë në detyrë. Do të doja që ta transferonin në një spital të mirë në Rusi”.

Putini u përgjigj: “Patjetër që do ta gjejmë, në rregull?” Megjithatë, ai nuk bëri asnjë premtim specifik për ta tërhequr nga fronti për trajtim. Kira u sigurua që mesazhi i saj të ishte i qartë, duke shtuar emrin e tij: “Anton Fisyura”.

“Sigurisht. Faleminderit që e kujtuat”, tha Putin, e puthi në kokë dhe nxitoi të vazhdonte rrugën.