Një 34-vjeçare nga Letonia u gjet e vdekur në Qipro gjatë një ceremonie satanike.
Siç raportojnë mediat vendase vdekja është ende e paqartë, ndërsa policia po vazhdon të hetojë rastin dhe po bëhen përpjekje për të identifikuar rreth 20 persona që morën pjesë në një ‘ceremoni të pastrimit të shpirtit’.
Provat e marra nga trupi i 34-vjeçares janë dërguar për ekzaminime të nevojshme toksikologjike dhe histopatologjike, për të parë se cilat substanca ishin në trupin e gruas dhe të tregojnë një shkak të vdekjes.
Hetimet policore treguan prova të një pije që ka të ngjarë të përmbajë substancën, Ayahuasca, e cila është një nga ilaçet halucinogjene që u ofrohet atyre që marrin pjesë në takime të tilla.
Pjesëmarrësit paguan 150 euro për të marrë pjesë në ceremoni, ndërsa organizatori 50-vjeçar kishte marrë me qira tërë kompleksin e apartamenteve në atë zonë.
Substanca halucinogjene u soll në Qipro nga një kolumbian, i cili është shpallur në kërkim nga Interpol.