×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Angli: 4-vjeçarja humb jetën në spital pasi u përplas nga një veturë

    Reporteri
    13 Korrik 2026 | 12:31

    Një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën në spital, pasi u godit nga një automjet në fshatin Gotham, në qarkun Nottinghamshire të Anglisë.

    Aksidenti ndodhi të dielën, pak para orës 14:30, në rrugën Nottingham Road. Sipas Policisë së Nottinghamshire, e mitura u dërgua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë pak kohë më vonë si pasojë e plagëve të marra, raporton The Independent.

    Në lidhje me ngjarjen, policia arrestoi një 59-vjeçar, i dyshuar për shkaktim të vdekjes përmes drejtimit të rrezikshëm të automjetit. Pas marrjes në pyetje, ai është liruar me kusht, ndërsa hetimet vijojnë.

    Njësia e Hetimit të Aksidenteve Rrugore të Policisë së Nottinghamshire ka bërë thirrje për dëshmitarë që mund të kenë parë ngjarjen ose të disponojnë pamje nga kamerat e automjeteve (dashcam), të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

    “Bëhet fjalë për një ngjarje thellësisht tragjike dhe mendimet tona janë me familjen dhe të afërmit e vajzës në këtë periudhë jashtëzakonisht të vështirë”, deklaroi rreshteri Paul Clark.

    Ai u bëri thirrje qytetarëve të mos spekulojnë në rrjetet sociale mbi rrethanat e aksidentit dhe të respektojnë privatësinë e familjes, ndërsa hetimet janë ende në zhvillim.

    Policia ka kërkuar që çdo person që ka informacion për incidentin të kontaktojë autoritetet, duke cituar referencën 424 të datës 12 korrik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!