×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohen dy të rinj, hodhën marihuanë në Katedrale në vend të temjanit

    Reporteri
    05 Tetor 2019 | 17:19

    Ajo që filloi si shaka përfundoi keq për dy djem nga Spanja. Ata u arrestuan brenda natës, pasi i kishin surprizuar të pranishmit në Katedralen e Santiago de Compostela, në Spanjë duke hedhur marihuanë në vend të temjanit e që zakonisht përdoret për të festuar Epifaninë e Zotit.


    Disa të pranishëm me këtë rast vunë re se temjanica  papritmas ishte mbuluar me një erë të çuditshme. “Nuk vinte erë si gjithmonë, ishte një erë e njohur, por nuk mund ta lidhja atë me asgjë. Por në dhomën e gjumit të djalit tim ndonjëherë nuhas erë e tillë”, tha njëri prej tyre, transmeton Reporteri.net.

    Pas meshës, këta djem u arrestuan nga policia, pasi u konfirmua se era e çuditshme në fakt vinte nga marihuana.

    Ishte një shaka, ideja erdhi gjatë meshës së festës së Krishtlindjes. Ne kemi blerë jo më shumë se gjysmë kilogrami marihuanë dhe e kemi hedhur brenda lëndës djegëse. Ne jemi të sigurt se njerëzit janë larguar nga Katedralja më të lumtur se kurrë”, citohet të kenë deklaruar ata. /Reporteri.net

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!