Kryeministri britanik, Keir Starmer ka thënë se avionë luftarakë dhe asete ushtarake të RAF po dërgohen në Lindjen e Mesme. Kjo vjen pasi Irani paralajmëroi Mbretërinë e Bashkuar, SHBA-në dhe Francën se bazat e tyre në rajon do të jenë në shënjestër nëse ndihmojnë Izraelin të ndalojë sulmet e Teheranit. 

Duke folur me gazetarët gjatë rrugës për në G7 në Kanada, kryeministri refuzoi të përjashtonte mundësinë e ofrimit të mbështetjes ushtarake për Izraelin, siç bëri tetorin e kaluar gjatë një sulmi balistik ushtarak nga Teherani, raporton Sky News.

Mbretëria e Bashkuar nuk ka ndërhyrë në asnjë veprim ushtarak që kur filluan sulmet e Izraelit të premten.

Reklamë

Por kryeministri  britanik refuzoi të përgjigje nëse Mbretëria e Bashkuar do të përfshihej, siç bëri vitin e kaluar.

“Nuk do të hyj në këtë,” tha Starmer. /Reporteri.net/