18-vjeçari amerikan Kevon Watkins, është dënuar me burgim të përjetshëm pasi la të vdekur të motrën pasi u zunë për passwordin e Wireless-it.
Ai kishte ndryshuar password-in e internetit në shtëpi, në mënyrë që anëtarët e tjerë të familjes të mos e përdonin internetin, dhe ky të luante lojëra online gjatë gjithë kohës.
Ngjarja ka ndodhur më 2 shkurt të vitit të kaluar, kur nëna i kërkoi të birit fjalëkalimin e internetit, por teksa ai kundërshtoi, u përfshi në zënkën mes tyre edhe motra e Alexus, pasi kishte frikë se vëllai do të sulmonte të ëmën.
Alexus e kishte kapur në fyt të motrën përreth 15 minuta, dhe e lëshoi kur policia arriti në shtëpinë e tyre.