Dy të dyshuar për grabitjen e bizhuterive të kurorës franceze në Muzeun Luvër kanë pranuar pjesërisht përfshirjen e tyre, njoftoi prokurorja e Parisit, Laure Beccuau.
Beccuau tha në një konferencë për shtyp se të dy të dyshuarit përballen me akuzë paraprake për vjedhje nga një grup i organizuar dhe komplot kriminal, dhe pritet të mbahen në paraburgim.
Ajo nuk dha detaje mbi deklaratat e tyre.
Grabitja ndodhi më 19 tetor dhe bizhuteritë me vlerë 88 milionë euro u morën brenda vetëm tetë minutash.
Njëri nga të dyshuarit është një 34-vjeçar algjerian, i kapur në aeroportin Charles de Gaulle, ndërsa tjetri, 39-vjeç, u arrestua në shtëpinë e tij në Aubervilliers.
ADN-ja e tij u gjet në një nga kutitë e ekspozuara dhe në objekte të tjera të lëna pas nga grabitësit.
Bizhuteritë nuk janë gjetur ende, ndërsa policia franceze pranoi se grabitja nxori në pah dobësitë në sigurinë e muzeut, përfshirë sistemet e vjetruara dhe mungesën e sigurimeve private.