Dy britanikë rezultuan pozitivë në testet e koronavirusit në anijen e lundrimit në Japoni. Kjo e çon në tre numrin e të infektuarve britanikë dhe numri i të infektuarve në këtë anije ka shkuar në 174.
Të infektuarit e tjerë në anje janë shtatë amerikanë, katër australianë dhe dy kanadezë, shkruajnë mediat japoneze – transmeton Reporteri.net.
Po ashtu mësohet se në anijen e lundrimit në Japoni, është regjistruar edhe i infektuari i parë adoleshent.
Koronavirusi ka marrë deri tash jetën e më shumë se 1,100 personave dhe ka infektuar gjithsej 43 mijë njerëz./Reporteri/