Një përleshje e rëndë fizike ka ndodhur në qytetin e Vranjes në Serbi, ku pas një zënke, ka eskaluar në sulm me veturë e pastaj me shkopinj.
Pamjet e regjistruara nga kamerat e sigurisë, kanë treguar ngjarjen e cila të shkokon kur e sheh.
Siç raportojnë mediat në Serbi, sulmit i ka paraprirë një mosmarrveshje, dhe rrahje e një personi paraprakisht.
Personi që ishte rrahur në kafiteri, ka shkuar në shtëpi, dhe nga aty bashkë me babain e tij janë nisur për në qytet me veturë.
Personat që po i kërkonin për hakmarrje i kanë takuar në qytet pranë një furre buke, dhe siç shihet edhe nga kamerat e sigurisë, njërin e godasin me veturë. Më pas me shpejtësi dalin nga vetura dhe sulmojnë ata dhe miqtë e tij me shkopinj.
Personi që ishte goditur me veturë raportohet të ketë marrë lëndime të rënda trupore. Ndërsa miqtë e tij, kanë shpëtuar më lehtë, por edhe ata janë detyruar të marrin trajtim mjekësor.
Babai dhe i biri, janë arrestuar nga policia. /reporteri.net