Një grua që festoi ditëlindjen e saj të 107-të, të mërkurën, ndau me të tjerët sekretin e saj të jetëgjatësisë: të qenit beqare gjatë tërë jetës.
Louise Signore, e cila jeton në Bronx të New Yorkut, mban një dietë të shëndetshme dhe ushtron rregullisht. Por ajo beson se arsyeja e vërtetë pse ka jetuar më shumë se një shekull është sepse asnjëherë nuk u martua, shkruan CNN, transmeton Reporteri.net.
“Unë mendoj se sekreti i vitit tim të 107-të të jetës është se kurrë nuk u martova. Mendoj se është sekreti. Motra ime thotë: “Do të doja të mos isha martuar kurrë”, shprehet Signore.
Edhe e motra është 102 vjeç, kështu që jetëgjatësia e ndjek këtë familje.
Signore festoi ditëlindjen e saj të 107-të me një festë simbolike, ku morën pjesë më shumë se 100 njerëz.
Alelia Murphy, 114, aktualisht mban rekordin e gruas më të vjetër në Shtetet e Bashkuara. Murphy jeton në Harlem të New Yorkut, i cili është edhe vendi ku lindi Signore. /Reporteri.net