Mesazhet kontradiktore lidhur me Ngushticën e Hormuzit vazhdojnë, ndërsa Teherani dhe Washingtoni japin deklarata të kundërta për kalimin e anijeve nëpër këtë rrugë ujore me rëndësi jetike.

Autoriteti iranian i ngarkuar me mbikëqyrjen e protokollit të ri për kalimin nëpër këtë rrugë ujore tha sot se kalimi i anijeve “nuk është i mundur”, pak pasi Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) këmbënguli se ngushtica është e hapur, shkruan CNN.

“Për shkak të lëvizjeve të fundit të paligjshme të forcave ushtarake të Shteteve të Bashkuara në rajon, kalimi përmes Ngushticës së Hormuzit aktualisht nuk është i mundur”, shkroi në X Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik (PGSA).

Reklamë

Autoriteti iranian tha se sapo “të rikthehen stabiliteti dhe qetësia, të gjitha kërkesat do të shqyrtohen sipas orarit të përcaktuar dhe do të lëshohen lejet e nevojshme”.