Ish-ambasadori i Izraelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka deklaruar se ka frikë se Irani do të përpiqet të tërheqë Washingtonin në luftë duke sulmuar një anije apo bazë amerikane, shkruan BBC, përcjell Reporteri.net.

Michael Oren thotë se ka persona brenda Shtëpisë së Bardhë që nuk duan që SHBA të përfshihet në një tjetër luftë në Lindjen e Mesme.

“[Nëse Irani sulmon i pari SHBA-në] kjo do të rrisë presionin mbi Trump nga vetë administrata e tij, dhe Presidenti Trump do të ushtrojë presion mbi Izraelin për të negociuar një fund të luftimeve”, ka deklaruar Oren.

Reklamë

“Kështu mund të mendojnë iranianët,” thotë Oren. “Kjo është një frikë që unë kam”, ka shtuar ai.

Oren thotë se Izraeli duhet të vazhdojë sulmet e tij, teksa shton se tani nuk është koha për armëpushim.

“Pse do të donte dikush që ne të ndalonim? Pse do të mos donte dikush që Irani të dobësohej ndjeshëm?”, ka shkruar Oren./Reporteri.net