×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

    Reporteri
    15 Korrik 2026 | 23:35

    Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar.

    ““Promise Me, America” do të trajtojë sfidat me të cilat u përballëm si komb, vendimet që mora dhe përse i mora. Por mbi të gjitha do të trajtojë besimin tim tek premtimi për Amerikën”, ka thënë Ish-president i Shteteve të Bashkuara.

    Biden, i cili do të bëjë 84 vjeç tre ditë pas publikimit të librit, tha se ai do të mbulojë çështje që variojnë nga ekonomia amerikane tek vendimi i tij për të hequr dorë nga fushata e rizgjedhjes.

    Libri është planifikuar të dalë më 17 nëntor, vetëm pak ditë pas zgjedhjeve të mesmandatit që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara.

    Titulli i tij kujton atë të vitit 2017, “Promise Me, Dad”, që ka në fokus vdekjen e djalit të ish-presidentit, Beau Biden.

    Mes librave të mëparshëm të Biden është edhe “Promises to Keep”, i publikuar për të nxitur kandidimin e tij për president në vitin 2008, kur Barack Obama ishte favorit për nominimin.

    “Promise Me, America” vjen gjatë një viti kur shitjet e zhanrit “nonfiction” në Shtetet e Bashkuara kanë rënë ndjeshëm dhe kur pak libra të tipit politik kanë tërhequr vëmendjen.

    Kjo, pavarësisht se mes bestseller-ëve të fundit përfshihet libri i zëvendës presidentit J D Vance, “Comunion” dhe një tjetër mbi mandatin e dytë të Trump, të shkruar nga dy gazetarë të “New York Times” e që titullohet “Regime Change”.

    Me rastin e publikimit, Biden ka në plan të zhvillojë ture dhe të japë intervista, pavarësisht moshës së thyer dhe problemeve me shëndetin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!