Në një ashensor të një ndërtese në Moskë, është vendosur portreti i presidentit rus, Vladimir Putin, për të parë me anë të kamerës së fshehtë reagimet e qytetarëve rus, shkruan Dailymail – transmeton gazeta online Reporteri.net.


Incizimet e fshehta I shfaqin reagimet mjaft qesharake të qytetarëve të cilët përballen me fotografinë e Putinit menjëherë si hapet dera e ashensorit.

Disa nga ta çuditen shumë dhe e quajnë çmenduri vendosjen e portretit të tij edhe në ashenosorët e ndërtesave të Moskës.

Reklamë

Ata posa hynë në ashensor, e shfaqin mendimin e tyre të vërtetë për Putinin.

Personat të cilët u përballën me këtë kamerë të fshehtë, thanë se nuk shqetësohen se autoritetet ruse do t’i përndjekin ata ose diçka e tillë.

Më poshtë mund të shihni videon e kamerës së fshehtë:

/Reporteri/