Mijëra francezë kanë protestuar sot në rrugët e Parisit me rastin e 1 Majit për të protestuar por gjatë protestës ata janë përleshur me Policinë.
Mediat e Francës raportojnë se janë arrestuar 165 persona.
Përleshjet me Policinë filluan menjëherë sapo nisi protesta në orën 14:30.
Në mesin e protestuesve gjenden edhe grupe të veshur me rroba të zeza të cilët mbajnë pankarta kundër Policisë.
Shumë protestues kanë jelekë të verdhë dhe flamuj sindikalë.