×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Kjo është pistoleta që Erdogan ua dha liderëve të NATO-s pas Samitit në Ankara

    Reporteri
    09 Korrik 2026 | 14:54

    Presidenti i Turqisë, Reccep Tayip Erdogan, ua ka dhuruar liderëve të shteteve anëtare të NATO-s nga një revolver të vjetër bashkë me municion, pas përfundimit të Samitit të NATO-s në Ankara.

    Fotografitë e shpërndara nga zyra e presidentit lituanez Gitanas Nauseda treguan atë që dukej të ishte “Gumusay 357 Magnum”, një gjuajtës i rrallë me gjashtë qitje i prodhuar nga prodhuesi turk i armëve MKE në vitet 1990.

    Revolveri ishte vendosur në një kuti prej druri ku shfaqej flamuri i Turqisë dhe logoja e NATO-s, si dhe një pankartë me mbishkrimin “Gumusay, pistoleta e parë e tipit revolver e prodhuar në vendin tonë” në turqisht dhe anglisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!