Pak muaj pas rastit me “shuplakë” në avion në Vietnam, po një rast tjetër i sikletshëm i ka ndodhur presidentit francez, Emmanuel Macron.
Gruaja e tij, 72-vjeçarja, Brigitte Macron e ka “injoruar” dhe “refuzuar” atë sapo kanë zbritur në Mbretërinë e Bashkuar sot.
Në pamjet e publikuara në rrjete sociale, shihet se si Presidenti Macron i zgjatë dorën teksa ajo po zbriste shkallët e avionit, duke u mbajtur në anësoret e shkallëve.
Në Mbretërinë e Bashkuar, çifti do të takonin Princin dhe Princeshën e Uellsit përpara një vizite shtetërore tre-ditore.
/Reporteri.net/