Simboli i përshëndetjes me dorë e shoqëron mbretëreshën Elizabetë II prej dekadash, por nëse monarkes britanike 92-vjeçare i lodhet dora, s’ka pse e braktis detyrën.
Ajo përdor një pajisje me mekanizmin e tundjes së dorës.
Sipas People, Princeshë Ana, e bija e mbretëreshës, i ka rrëfyer shkrimtarit Robert Hardman për librin e tij “Queen of the World” se një grup studentësh australianë i dhuruan dikur monarkes në shenjë shakaje, një dorë të rreme që lëkundej, transmeton “Living”.
“Ata i dhuruan asaj një dorezë brenda së cilës ndodhej një levë druri dhe nëse tërhiqje fundin e levës, dora lëkundej”, është shprehur Princeshë Ana duke shtuar gjithashtu se Madhëria e saj ishte e emocionuar nga kjo dhuratë.
