Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë sipas Rihterit goditi sot brigjet perëndimore të Meksikës, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

Thellësia fokale vlerësohet afërsisht 10 kilometra, ndërsa epiqendra ndodhet në zonën detare 71 kilometra në jugperëndim të Puerto Madero, në shtetin e Chiapas.

Tërmeti u ndje edhe në Guatemalën fqinje. Nuk pati raportime të menjëhershme për viktima ose dëme. Qendra Amerikane e Paralajmërimit për Cunam në Paqësor (PTWC) tha se ekzistonte mundësia që valët e cunamit të godisnin zonat bregdetare deri në 300 kilometra nga epiqendra.

Reklamë

Në kryeqytetin e Guatemalës, tërmeti tronditi ndërtesat dhe bëri që disa banorë të dilnin me vrap në rrugë, sipas dëshmitarëve dhe agjencisë së lajmeve Reuters. Mediat lokale treguan video të një ndërtese qeveritare që po evakuohej.

Reklamë

Reklamë