Ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar i ka dërguar një letër Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara duke pretenduar se Irani ka një “plan strategjik” për të eliminuar vendin e tij, duke thënë se Izraeli është i vendosur të mbrohet.
“Irani ka një plan strategjik për të eliminuar Izraelin. Izraeli nuk mund dhe nuk do ta pranojë kërcënimin e shfarosjes!” shkroi Sa’ar në X ku ndau një kopje të letrës.
Sulmi i Izraelit ndaj Iranit, shkroi ai në letrën e tij, “u nis pas një zhvillimi kritik në programin e armëve bërthamore të Iranit dhe synonte gjithashtu pengimin e kërcënimit të menjëhershëm të sulmeve të tjera raketore dhe të ndërmjetësuara nga Irani.”
Vendimi për të sulmuar u mor “si një masë e fundit”, thuhej në letër. /Reporteri.net/