Banorët e kryeqytetit irakian, Bagdad, u zgjuar të befasuar nga reshjet e borës, të cilat ranë pas më shumë se një dekade.
Shumë njerëz filluan të bënin fotografi në borë, ndërsa fëmijët dhe të rinjtë luftonin me topa bore. Këto reshje e patën origjinën nga stuhia dimërore që e përfshiu Evropën, shkruan Daily Mail, transmeton Reporteri.net.
Hera e fundit kur në Bagdad kishte rënë borë para kësaj here ishte në vitin 2008, por reshjet atëherë ishin të dobëta dhe u shkrinë shpejt. Para asaj here, në Irak nuk kishte rënë borë për 100 vjet.
/Reporteri/