×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Nikaragua ndërpret marrëdhëniet diplomatike me Italinë, shkak çështja e një vrasjeje të vitit 1978

    Reporteri
    16 Korrik 2026 | 20:26

    Ministria e jashtme e Nikaraguasëka njoftuar këtë të enjte ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Italinë për shkak të vrasjes në vitin 1978 të një ish-kryeministri Italian.

    Ministria tha se vendimi u shkaktua nga komentet e Ministrit të Jashtëm Italian Antonio Tajani, i cili kritikoi kombin e Amerikës Qendrore për strehimin e një ish-militanti të dënuar për vrasjen e ish-kryeministrit Aldo Moro në vitin 1978.

    Tajani kishte vënë në dyshim vendimin e Nikaraguasë për t’i dhënë shtetësi Alessio Casimirri-t, një ish-anëtar i Brigadave të Kuqe të ekstremit të majtë.

    Moro, një ish-kryeministër dhe udhëheqës i Demokratëve të Krishterë të Italisë, u rrëmbye nga Brigadat e Kuqe në mars të vitit 1978. Grupi kërkoi lirimin e anëtarëve të burgosur në këmbim të sigurisë së tij, por Moro u gjet i vdekur në bagazhin e një makine rreth dy muaj më vonë.

    Ministria e Jashtme e Italisë, kur u pyet për të komentuar, përsëriti thirrjen e Tajanit që Casimirri të ekstradohet.

    “Ne i themi Nikaraguasë se dhënia e imunitetit një krimineli është e papranueshme”, tha Tajani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!