Irlanda ka marrë nga Qipro stafetën e presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian për gjashtë muajt në vijim. Nga Dublini, presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa dhe kryeministri irlandez Micheál Martin shprehën mbështetjen për procesin e zgjerimit.
“Angazhimi ynë për zgjerimin është investimi më i mirë për paqe, siguri, stabilitet dhe prosperitet në Evropë. Ne duhet të mbështesim këtë vrull të ripërtërirë në procesin e zgjerimit dhe të punojmë së bashku për të arritur përparim të konsiderueshëm në negociatat e anëtarësimit me të gjitha shtetet kandidate gjatë Presidencës Irlandeze”, tha Costa.
“Ne u themi shteteve që janë në udhëtimin e tyre drejt anëtarësimit në BE, se ne jemi të vendosur që t’i çojmë sa më përpara që të jetë e mundur në atë rrugë”, u shpreh Martin.
Gjatë presidencës irlandeze, Mali i Zi mund të përfundojë negociatat me objektivin për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian deri në vitin 2028. Pritet gjithashtu përparimi i Shqipërisë në procesin e mbylljes së kapitujve të negociatave.