Një grua u vra dhe 13 persona u plagosën në një sulm iranian në Izraelin verior, njoftuan shërbimet izraelite të emergjencës këtë mbrëmje.

Një  “pajisje shpërthyese” raportohett se goditi një shtëpi dykatëshe.

Nuk specifikohet nëse është një raketë apo një dron.

Reklamë

Viktima raportohet se është një 20 vjeçare.

Irani nisi sulme të reja ndaj Izraelit sonte. Raketat u panë duke hyrë në hapësirën ajrore izraelite, njoftuan Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF).

Ata u dhanë udhëzime banorëve në të gjithë vendin që të qëndronin pranë zonave të mbrojtura. /Reporteri.net/