Një tërmet me fuqi prej 4.9 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur qytetin Kong, në jug të Iranit, raporton Anadolu.
Nga Qendra për Sizmologji e Universitetit në Teheran konfirmuan se epiqendra e tërmetit u regjistrua në orët e hershme të mëngjesit.
Tërmeti u regjistrua në thellësi prej 13 kilometrave. Ende nuk ka informacione për viktima eventuale në njerëz dhe dëme materiale.