Të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përveç Shteteve të Bashkuara dhe Panamasë, kanë kërkuar një mbledhje urgjente, pas njoftimit të Izraelit për planin për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës.

Mbledhja pritet të zhvillohet nesër, 9 gusht, në orën 20:00 sipas orës britanike (19:00 GMT) në selinë e OKB-së në New York.

Një zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, tha se ai është thellësisht i alarmuar nga vendimi i qeverisë izraelite për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës.

Reklamë

“Kjo përfaqëson një përshkallëzim të rrezikshëm dhe rrezikon të thellojë edhe më tej pasojat tashmë katastrofike për miliona palestinezë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit.