Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha se ushtria izraelite sulmoi rezidencën e stafit të saj dhe depon kryesore në Deir al-Balah të hënën, duke kompromentuar operacionet e saj në Gaza.

Agjencia thotë se forcat izraelite sulmuan një ndërtesë që strehonte stafin e saj dhe familjet e tyre në qytet të hënën. Depoja e saj kryesore u shkatërrua gjithashtu

Ushtria izraelite nuk ka komentuar për asnjërin incident, transmeton në shqip gazeta online Reporteri.net.

Reklamë

OBSH thotë se rezidenca e stafit u sulmua tri herë dhe se banorët – përfshirë fëmijët , u traumatizuan.

Agjencia e OKB-së thotë se ushtria izraelite hyri në ambientet e saj, duke prangosur, zhveshur dhe duke marrë në pyetje stafin e gjinisë mashkullore.

“Dy anëtarë të stafit të OBSH-së dhe dy anëtarë të familjes u ndaluan. Tre u liruan më vonë, ndërsa një anëtar i stafit mbetet në paraburgim”, thanë ata.

Autoritetet lokale shëndetësore thanë herët të martën se bombardimet me tanke izraelite vranë të paktën 12 palestinezë dhe plagosën dhjetëra të tjerë në një kamp në qytetin perëndimor të Gazës, në veri të territorit. /Reporteri.net/

 

Reklamë