Presidenti sirian, Ahmed al-Sharaa, ka treguar një anekdotë nga takimi i tij me presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë një paraqitjeje në Këshillin Atlantik në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York.
Duke kujtuar një bisedë të mëparshme në Shtëpinë e Bardhë, al-Sharaa tha se Trumpi i kishte thënë se Rrafshnalta e Golanit i përket Izraelit. Në përgjigje, sipas presidentit sirian, ai e kishte pyetur Trumpin “Pse nuk ua jepni Izraelitëve New Jersey-n? Rrafshnalta e Golanit nuk është e juaja për ta dhënë, por New Jersey po”.
Al-Sharaa e shpjegoi më tej batutën duke thënë se New Jersey është plot me demokratë që nuk votojnë për Trumpin dhe se, për këtë arsye, do të ishte mirë t’ua jepte Izraelitëve. “Kjo është të paktën diçka që ju e zotëroni. Trumpi nuk e zotëron Rrafshnaltën e Golanit”, tha ai.
Syrian President Ahmad al-Sharaa:
When I visited Trump at the White House, when he said the Golan Heights belongs to Israel, I made the joke, “Why don’t you give New Jersey to the Israelis? You don’t own the Golan Heights to give, but you own New Jersey.”
I believe New Jersey is full of Democrats, and they are not voting for Trump, so it would be good to give it to the Israelis. At least this is something you own. Trump doesn’t own the Golan Heights.
Regardless of this joke, the Golan Heights is owned by its own people. It is neither the Syrian president’s, the American president’s, nor any other person’s to abandon or give up to others.
— Clash Report (@clashreport) September 22, 2026
Presidenti sirian kritikoi gjithashtu veprimet ushtarake të Izraelit në territorin e Sirisë, duke thënë se arsyetimet për sigurinë nuk po sjellin rezultatet e pretenduara.
“Pallati presidencial është bombarduar dy herë. Edhe aeroportet tona janë goditur. A do t’u sjellë kjo siguri qytetarëve izraelitë?”, tha al-Sharaa.
Ai tha se Siria ka zgjedhur rrugën e diplomacisë dhe se gjatë vitit të fundit ka zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta me Izraelin. Sipas tij, palët kishin arritur në rreth 90 për qind të një marrëveshjeje për një kornizë sigurie, para se Izraeli të tërhiqej nga negociatat ose të vendoste kushte të reja.
Al-Sharaa tha se Siria është ende e gatshme të vazhdojë negociatat, por kërkoi fillimisht tërheqjen e Izraelit nga territoret në jug të Sirisë dhe më pas diskutimin për marrëveshjet e sigurisë. Ai përsëriti gjithashtu qëndrimin se Rrafshnalta e Golanit është territor sirian dhe se statusi i saj nuk është çështje për negociata.