Presidenti rus Vladimir Putin ka rikonfimuar “miqësinë” e tij me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong Un, para bisedimeve të së premtes me Trump.
Putin dhe Kim biseduan të martën pasi udhëheqësi rus lëvdoi mbështetjen ushtarake të Pyongyang kundrejt vendit të tij në luftën me Ukrainën.
Këtë javë, Rusia ka bërë përparime të reja ushtarake në Ukrainë, përfshirë një sulm të papritur pranë Dobropillia dhe duke përparuar 10 kilometra në një periudhë të shkurtër kohore.
Kim dhe Putin “riafirmuan përkushtimin e tyre ndaj zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore, fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit”, tha Kremlini në një deklaratë. Putini e përditësoi liderin koreano-verior për përgatitjet e samitit në Alaskë duke ndarë me të “informacione në kontekstin e bisedimeve të ardhshme me presidentin amerikan Donald Trump”.
Deklarata zyrtare e Koresë së Veriut nuk e përmend këtë.
Duke përsëritur deklaratën e mëparshme, Putin “lavdëroi ndihmën nga mbështetja e Koresë së Veriut gjatë çlirimit të territorit në rajonin Kursk”, sipas zyrës së presidentit.
Putin dhe Kim biseduan vetëm pak ditë para takimit të liderit rus në Alaskë me Trump, takimi i tij i parë me një president amerikan pas pushtimit të Ukrainës në shkurt 2022.
Lufta ka shkaktuar izolimin ekonomik dhe diplomatik të Rusisë nga perëndimi, por ka sjellë një bashkëpunim të paprecedentë mes Moskës dhe Pyongyang. Të paktën 10 mijë ushtarë koreano-veriorë janë dërguar të luftojnë krah rusëve, sipas Ukrainës dhe Koresë së Veriut. Koreja e Jugut e ka ndihmuar Rusinë edhe me armë luftarake dhe punëtorë.
Ndërsa pjesa më e madhe e rusëve janë vrarë, dërguar në luftë ose arratisur nga vendi, agjentë të inteligjencës së Koresë sëVeriut kanë thënë për BBC se Moska po mbështetet te punonjësit koreano-veriorë.