Disa burime të sigurisë i kanë thënë CNN-it se si pasojë e sulmeve të Iranit, ka viktima irakiane.


Ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për të vdekur, apo vetëm të plagosur.

Pentagoni ka dalë me deklaratë zyrtare pas sulmeve iraniane kundër Amerikës.

Reklamë

Sipas degës ushtarake të qeverisë amerikane, disa raketa balistike janë gjuajtur në drejtim të dy bazave ajrore amerikane, nga territori i Iranit.

Mediat iraniane e kanë cituar Gardën Revolucionare të Iranit të kenë marrë përgjegjësinë për sulmet.