Më pak anije udhëtuan nëpër Ngushticën e Hormuzit ditën e parë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës rivendosën bllokadën detare në portet iraniane, sipas të dhënave të transportit detar.

Të dhënat tregojnë se 10 anije kaluan dje nëpër ujërat e kontrolluara nga Irani, raporton Sky News.

Dy anije të tjera përdorën rrugën e njohur ndërkombëtarisht të Omanit në jug, dhe një anije përdori një rrugë të panjohur.

Reklamë

Kalimet në Ngushticën e Hormuzit kanë rënë për 59 për qind javën e kaluar.