Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, i bëri thirrje aleatëve të rrisin përpjekjet për mbrojtje për të parandaluar një luftë të mundshme të Rusisë në Evropë.

Gjatë një fjalimi në Berlin, Rutte paralajmëroi se shumë nga aleatët e Aleancës nuk e ndjejnë urgjencën e kërcënimit rus dhe se duhet të rrisin menjëherë shpenzimet dhe prodhimin ushtarak për të parandaluar një konflikt me përmasa historike.

“Ne jemi objektivi i radhës i Rusisë. Kam frikë se shumë janë qetësisht të kënaqur. Shumë nuk ndjejnë urgjencën. Dhe shumë besojnë se koha është në anën tonë. Nuk është. Koha për veprim është tani.”

Reklamë

Ai shtoi se konflikti është tashmë në derën e Evropës. Po ashtu, sekretari i NATO-s theksoi rolin e Kinës në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

“Si është e mundur që Putin të vazhdojë luftën në Ukrainë? Përgjigjja është Kina. Kina është linja e jetës së Rusisë. Pa mbështetjen e Kinës, Rusia nuk mund të vazhdonte këtë luftë.”

Nga ana tjetër, Moska mohon çdo tension mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ukrainën, duke theksuar se nuk ka keqkuptime mes dy vendeve.