Të paktën 19 persona kanë humbur jetën nga sulmi terrorist në Burkina Faso.
Sipas lajmeve në mediet vendase, si pasojë e zjarrit të hapur nga persona të armatosur në qytetin Arbinda, në veri të vendit, kanë humbur jetën 19 persona, ndërsa janë plagosur 13 të tjerë.
Në sulm gjithashtu i është vënë zjarri shumë shtëpive, ndërsa qindra persona braktisën vendin e tyre.
Nga sulmet terroriste që vazhdojnë që nga muaji prill në Burkina Faso kanë humbur jetën 62 persona, ndërsa qindra persona janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Burkina Faso që nga viti 2015 është cak i sulmeve terroriste. Që nga 1 janar 2019 në 7 nga gjithsej 13 rajone të vendit është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.