Administrata amerikane, me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance ka deklaruar se armëpushimi në Gaza po mbahet pavarësisht sulmeve izraelite në qytetin e Gazës dhe akuzave të Izraelit dhe Hamasit për shkelje.

“Armëpushimi po mbahet. Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë përleshje të vogla këtu e atje”, u thotë Vance gazetarëve, raporton BBC.

“Presim që izraelitët do të përgjigjen, por mendoj se paqja e presidentit do të mbahet pavarësisht kësaj”, ka deklaruar ai.

Reklamë

Aeroplanët luftarakë izraelitë kryen bombardime në Gazë të martën në mbrëmje, pasi kryeministri Benjamin Netanyahu e akuzoi Hamasin për shkelje të armëpushimit dhe e urdhëroi ushtrinë të kryejë “sulme të fuqishme”.

Avionët izraelitë e bombardojnë Qytetin e Gazës pas urdhërit të Netanyahut për “sulme të fuqishme”