Tre persona u plagosën në një të shtënë në Times Square të Nju Jorkut.

Një person është arrestuar dhe pyetur për incidentin, thotë agjencia amerikane.

Të shtënat ndodhën rreth orës 1:20 të natës në një nga destinacionet më të njohura turistike në Nju Jork.

Reklamë

 

New York Times shkruan se të palgosurit janë një 19-vjeçar dhe një 65-vjeçar, të cilët u goditën në këmbë, dhe një 18-vjeçare, e cila u godit në qafë.

 

Zëdhënësja e policisë deklaroi se ata nuk janë në rrezik për jetën.

Të shtënat ndodhin në kohën e fushatës zgjedhore për kryebashkiakun e qytetit, ku lufta kundër kriminalitetit është një nga temat kryesore. /Telegrafi/

Reklamë