Dy persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur nga një sulm i armatosur në Universitetin e Karolinës së Veriut në Charlotte të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA).


Sipas mediave amerikane, policia dhe ekipet shëndetësore janë transferuar në vendin e ngjarjes pas dëgjimit të të shtënave në kampusin e universitetit në Charlotte, transmeton AA.

Agjencia e Shërbimeve Mjekësore Emergjente në Mecklenburg bëri të ditur se dy persona kanë humbur jetën, ndërsa katër janë plagosur, prej të cilëve dy më rëndë.

Reklamë

Ndërkohë, autoritetet policore nuk shpalosën identitetin e viktimave, por njoftuan se një i dyshuar është arrestuar në lidhje me rastin.