×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

    Reporteri
    09 Korrik 2026 | 19:27

    Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, i ka kërkuar Mbretit Charles III të Mbretërisë së Bashkuar kthimin e arit venezuelan të depozituar në Bankën e Anglisë, për ta përdorur në ndërhyrjet e rindërtimit pas dy tërmeteve të 24 qershorit.

    Rodríguez deklaroi se kishte vendosur t’i dërgonte një letër Mbretit të Anglisë për lirimin e arit të mbajtur në Bankën e Anglisë, duke theksuar se ky ar i përket popullit venezuelan dhe duhet të shërbejë për përballimin e pasojave tragjike të tërmetit.

    Ajo kërkoi gjithashtu heqjen e sanksioneve dhe lirimin e burimeve të vendit të bllokuara jashtë, duke theksuar se fondet do të shërbenin për punësim, arsim dhe shërbime sociale. Rodríguez njoftoi se ka biseduar edhe me drejtoreshën e Fondit Monetar Ndërkombëtar për zhbllokimin e burimeve venezuelane të mbajtura nga organizata.

    Caracas prej vitesh rivendikon kontrollin mbi rezervat e arit të depozituara në Londër, të cilat janë në qendër të një mosmarrëveshjeje gjyqësore ndërkombëtare.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!