×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Trump ofron ndihmë për Putinin për të gjetur një marrëveshje me Ukrainën

    Reporteri
    05 Korrik 2026 | 11:21

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, duke folur në telefon me udhëheqësin rus Vladimir Putin për gati 90 minuta, ofroi ndihmë për të gjetur një zgjidhje për luftën në Ukrainë , tha ndihmësi i Kremlinit, Yuri Ushakov, në komentet e bëra publike herët të dielën.

    Ushakov tha se Trump e bëri ofertën gjatë telefonatës të shtunën, në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së, në kontekstin e pjesëmarrjes së tij javën e ardhshme në samitin e NATO-s në Turqi.

    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ai foli edhe me Trumpin, shkruan Reuters.

    “Presidenti amerikan konfirmoi edhe një herë gatishmërinë e tij për të punuar drejt një përfundimi të shpejtë të luftimeve dhe për të gjetur zgjidhje për të kapërcyer krizën”, tha Ushakov për telefonatën e Trump me presidentin rus.

    Ushakov, i cili e përshkroi bisedën si “të tipit biznes dhe mjaft konstruktive”, tha se Rusia kërkoi “një zgjidhje politiko-diplomatike të konfliktit, duke marrë parasysh qasjen themelore të Rusisë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!