×
  • Lajme
  • Raporto
  • Botë

    Ushtria amerikane thotë se ka nisur sulme të reja ndaj Iranit

    Reporteri
    08 Korrik 2026 | 22:43

    Ushtria amerikane po kryen sulme të reja ndaj Iranit, njoftoi të mërkurën Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), vetëm pak orë pasi presidenti Donald Trump deklaroi se marrëveshja e përkohshme për t’i dhënë fund luftës me Iranin ishte “marrë fund”.

    Sipas CENTCOM-it, sulmet kanë për qëllim të dobësojnë aftësinë e Iranit për të kërcënuar lirinë e lundrimit në Ngushticën e Hormuzit, shkruan Reuters.

    “Shtetet e Bashkuara po e mbajnë Iranin përgjegjës për agresionin e fundit të pajustifikuar ndaj anijeve tregtare dhe ekuipazheve civile që lundrojnë lirshëm në një rrugë ujore jetike ndërkombëtare”, thuhet në një postim të Komandës Qendrore të SHBA-së në rrjetin social X.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!